KRYESORE

Dodë Gjergji kritikon BE-në që po e lë Kosovën të izoluar

Në mesazhin e tij për festën e Krishtlindjes, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji ka thënë se është e dhimbshme që kudo jetojnë shqiptarët ndjehet mosbesim për një të ardhme më të mirë.

Ai ka thënë se disa nga anëtarët e familjes evropiane i gjykojnë shqiptarët për mbishtresa kulturore, ndërkohë që është dashur të ndihmojnë në nxjerrjen nga e kaluara.

Në ceremoninë e pritjes së Krishtlindjes nga Ipeshkvia e Kosovës, e cila bëri bashkë liderë institucionesh, të partive politike, diplomatë të vendeve të QUINT-it të akredituar në Kosovë e drejtues të Bashkësisë Islame të Kosovës, Dodë Gjergji tha se brenda shtëpisë së Zotit të gjithë janë të njëjtë.

“Falënderoj Zotin për mundësinë që na jep, të kremtojmë këtë festë të Krishtlindjes së bashku, në këtë moment solemn, me kryemyftiun e Kosovës Naim Tërnavën, me presidentin, me kryeministrat në ardhje e shkuarje, me gjithë ambasadorët, përfaqësues të ndryshëm të institucioneve, sepse vërtetë ne dallojmë kur dalim jashtë ndoshta, por kur hyjmë këtu brenda në këtë shtëpi të Zotit, atëherë ne nuk dallojmë nga njëri-tjetri, sepse këtu ne ia këqyrim njëri-tjetrit vetëm shpirtin dhe ia dhurojmë zemrën. Në të vërtetë ky është mesazhi i Krishtlindjes”, tha Dodë Gjergji, raporton Ksp.

Ai përcolli një pjesë të mesazhit të tij të Krishtlindjes, ku përmendi mosbesimin e shqiptarëve për një jetë më të mirë, dhe diskriminim që vende të Bashkimit Evropian po ia bëjnë Kosovës, duke e lënë të izoluar pa lëvizje të lirë.

“Nuk mund të them se nuk është e çuditshme, por edhe e dhimbshme njëkohësisht, që gjithandej ku jetojnë shqiptarët ndjehet një lloj mosbesimi kolektiv për një të ardhme më të mirë. Dhe vërehet qartë se disa frenojnë proceset që shpijnë të ky qëllim, e në anën tjetër nuk mungojnë edhe ata që me kryeneçësi duan të na qojnë te fatet që i kanë përcaktuar për ne. Kjo kohë bëhet edhe më e pakuptimshme kur disa nga anëtarët e familjes evropiane, në vend që të na ndihmojnë ose të na nxjerrin nga e kaluara në pahën e identitetit tonë evropian, na gjykojnë për mbishtresa kulturore dhe na shtyjnë në iniciativa hibride, duke na konsideruar si një etnitet ndryshe nga ata”, tha ai.

Dodë Gjergji përmendi edhe fatkeqësinë që ndodhi muajin e kaluar në Shqipëri, ku tërmeti që goditi vendin la dhjetëra persona të vdekur, qindra të lënduar, e shumë familje pa shtëpi.

Këtu ai falënderoi të gjithë njerëzit që kanë ndihmuar Shqipërinë duke dhënë ndihma.

Dodë Gjergji inkurajoi njerëzit që të vazhdojnë të bëjnë vepra të mira


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

2 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

17 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago