Dodik e shpërblen me një pozitë të lartë Vulin-in, njeriun që bashkëpunoi me Putinin

Njeriu që hapur deklaroi se e do Serbinë e Madhe e cila përfshin Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën,    presidenti i Republikës Srpska në BeH Milorad Dodik emëroi Aleksandar Vulin anëtar të Senatit të Srpska.

Në vendim thuhet se në bazë të Kushtetutës së Republikës Srpska dhe Ligjit për Senatin, Vulin emërohet senator i Republikës Srpska nga 1 dhjetori, raporton RTRS.

Ky vendim do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës Srpska.

Senati i Republikës Srpska është, siç thuhet në uebsajtin e tyre, organi këshillues i institucioneve më të larta kushtetuese të Republikës Srpska.

Senati ka deri në 55 anëtarë të emëruar nga Presidenti i Republikës Srpska. Anëtarë të Senatit emërohen figura të shquara të jetës publike, shkencore dhe kulturore. Senatori emërohet për shtatë vjet, me mundësi emërimi për një mandat tjetër radhazi.

“Seancat e Senatit thirren dhe kryesohen nga Presidenti i Republikës Srpska. Senati konstituohet dhe fillon punën kur Presidenti i Republikës emëron të paktën gjysmën e numrit të përgjithshëm të senatorëve. Presidenti i Republikës është anëtar i Senatit, mandati i të cilit fillon me zgjedhjen në detyrën e Presidentit të Republikës dhe mbetet anëtar i Senatit edhe pas përfundimit të detyrës së Presidentit. Organizimi dhe mënyra e funksionimit të Senatit është e rregulluar me Ligjin për Senatin e Republikës Srpska”, shkruhet në ueb faqen e Senatit.

Kur bëhet fjalë për kompetencat, shkruhet se Senati i Republikës Srpska i konsideron çështjet e një rëndësie të veçantë për zhvillimin politik, kombëtar, ekonomik dhe kulturor të Republikës Srpska dhe për këto çështje jep mendimin e institucioneve më të larta kushtetuese, si p.sh. si: “Pozicioni kushtetues i Republikës Srpska dhe çështjet e politikës së jashtme në përputhje me sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës; miratimi i amendamenteve të Kushtetutës së Republikës Srpska dhe projektligjeve sistematike; çështjet e punës së institucioneve të Bosnjë-Hercegovinës në lidhje me çështjet e statusit të Republikës, si dhe çështjet e marrëdhënieve ndërmjet subjekteve në Bosnje dhe Hercegovinë; zhvillimi dhe çështjet ekonomike të Republikës Srpska; çështjet e refugjatëve, personave të zhvendosur dhe të kthyerve; çështjet që lidhen me të drejtat e Republikës Srpska për marrëdhënie të veçanta dhe paralele me vendet fqinje, si dhe çështjet e zhvillimit të marrëdhënieve me emigracionin në mbarë botën”; thuhet në njoftim.

Ish- srejtori i Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës së Serbisë, Aleksandar Vulin, që gjendet nën sanksione të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është aktori kryesor në një aferë të madhe ndërkombëtare spiunazhi e cila në masë të madhe ka kërcënuar reputacionin e Serbisë. Derisa ishte në krye të ministrisë serbe të punëve të brendshme ai kishte koordinuar operacionin e përgjimit të opozitarëve rus në Beograd, që më vonë e kishte rezultuar me arrestimin e tyre në Rusi, derisa qeveria serbe e zbuloi veten para opinionit publik ndërkombëtar që e ka nënshtruara shërbimet e veta të sigurisë regjimit diktatorial të Valdimir Putin duke i ndihmuar atij të qërojë hesapet me kundërshtarët e vet politik.