POLITIKE

Dodik mban takim urgjent një ditë pasi takoi Vuçiqin, paralajmëron ndarje, shanë perëndimorët

Kreu i Republika Sprskas në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, një ditë pasi është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme të asaj që quhet Asambleja Kombëtare të Republika Srpskas. Dodik ka thënë se ndonëse ia kanë bllokuar llogaritë bankare, s’është i ndikuar nga një vendim i tillë meqë ka para të gatshme dhe shoqëri.

Siç raporton N1, Dodik në këtë fjalim përsëri ka mohuar gjenocidin në Srebrenicës, duke thënë se boshnjakët kanë vetëm 25 % të territorit për të jetuar dhe pjesa tjetër nuk iu takon atyre, transmeton Express.

Duke folur për situatën në botë, ai ka thënë se Serbia dhe Republika Srpska duhet të jenë gati për gjithçka. Ndërkohë i sanksionuari i SHBA-së ka thënë se institucionet e Republika Srpskas, politikanët dhe elitat gjithçka që bëjnë, e bëjnë për t’i shërbyer paqes “pavarësisht të gjitha sulmeve serioze dhe sanksioneve”.

“Nuk kam ndërmend të heq dorë dhe nuk do ta bëj dhe nuk kam frikë. Po hyjmë në një fazë të re të luftës politike dhe të çdo lufte tjetër për RS-në. Është më pak e rëndësishme se si do të jetë jeta ime në të. Mos të flas këty për sanksione. I mbylla llogaritë e mia, dhe familja ime u sanksionua, disa mendojnë se nuk është, dhe disa mendojnë se është e drejtë, por unë nuk mbaj asgjë kundër askujt. Nëse shoh se RS mund të ketë ndonjë problem, do t’i pyes njerëzit në referendum se çfarë mendojnë për këtë. Mendoj se RS është në një situatë delikate dhe duhet të vendosë si dhe çfarë të bëjë. Të pranosh nënshtrimin dhe të zhdukesh ose të mbijetosh, por duhet të bësh sakrifica”, ka thënë Dodik.

Ai përveç tjerash ka drejtuar akuza për SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë për uzurpim të institucioneve të BeH-së, rrëzimin e Kushtetutës së BeH dhe Marrëveshjes së Dejtonit me mbështetjen politike të boshnjakëve dhe pjesërisht të kroatëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

12 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

13 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

23 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago