“Bota Serbe” po mblidhet kundër aleancës ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Këtë e konfirmoi Millorad Dodik, ish lider i Republika Srpska, të Bosnje dhe Hercegovinës.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, ai bën me dije se ka thirrur një takim udhëheqësish me Serbinë.
“Në seancën e Kryesisë së Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, diskutuam gjithashtu ndikimin e aleancës ushtarake të Zagrebit, Tiranës dhe Prishtines. Arritëm në përfundimin se ajo përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Republikën Serbe”, shkroi Dodik në llogarinë e tij X.
Duke njoftuar thirrjen e takimit me Vuçiç dhe drejtues të tjerë të Serbisë, ai paralajmëron marrjen e një qëndrimi të përbashkët dhe vendime të tjera. Lidhur me takimin e thirrur ka ndërhyrë dhe Srna Kovaç, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme të Parlamentit serb.
“Rreziku që i paraqet Republika Srpska aleanca ushtarake midis Zagrebit, Tiranës dhe Prishtines është real”, pretendon ai duke shtuar se në atë tryezë mund të përfshihet edhe Hungaria në anën e serbëve.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…