FOTO&VIDEO

Dogana sekuestron 500 mijë euro në një minibus në Tabanoc

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar 500 mijë euro cash të fshehura në një bunker brenda një minibusi në pikën kufitare “Tabanoc”

Paratë u zbuluan gjatë kontrollit të automjetit që vinte nga Shqipëria. Drejtuesi i minibusit, shtetas shqiptar XH.G., po ndiqet sipas ligjit dhe automjeti është konfiskuar.

“Sektori i Kontrollit dhe Hetimeve, përmes Departamentit të Çështjeve Operacionale, ka parandaluar një përpjekje për transferim të paligjshëm të parave “cash” në shumën prej gjysmë milioni euro, të cilat u zbuluan në një bunker të ndërtuar posaçërisht brenda një minibusi, duke rezultuar në sekuestrimin më të madh deri më sot në historinë e Administratës së Doganave të Republikës së Maqedonisë. Devizat dhe automjeti janë sekuestruar, ndërsa kryerësi, një shtetas i Republikës së Shqipërisë me inicialet XH.G., i cili drejtonte minibusin, po ndiqet në përputhje me ligjin, për të cilin Gjykata Themelore në Kumanovë ka nxjerrë tashmë aktgjykim. Përpjekja u zbulua gjatë një operacioni të Departamentit Operativ në hyrje të Pikës Kufitare shtetërore “Tabanoc”, ku u krye një kontroll i detajuar në një mikrobus në pronësi të një agjencie udhëtimesh nga Shqipëria, që po transportonte shtatë pasagjerë”, tha Boban Nikollovski, drejtor i Doganës së Maqedonisë së Veriut. (Tv21)


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago