Naser Arifi – Delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të LDK-së, ka hedhur sot kritika të ashpra ndaj shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie Arben Gashit.
Arifi, përmes një reagimi ia ka përmendur Gashi tradhtinë kur e kishte votuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president, derisa ka e ka quajtur “hipokrit” e të” pafytyrë”.
Me fjalët e tij po pajtohet ish-kryetarja e LDK-së në Gjermani Donika Gërvalla, përcjell Bota sot.
Ajo ka thënë se ashtu siç i ka përshkruar Arifi, i ka njohur edhe ajo “perlat reformatore të LDK-së”.
Gërvalla ka theksuar se LDK-së po i vjen vdekja edhe nga hipokrizia dhe oportunizmi i atyre që janë në strukturë, e shohin të vërtetën dhe nuk ndërmarrin asgjë për ta ndalur të tatëpjetën.
Postimi i saj në Facebook:
Naser Arifi i paska rënë pikës, i guximshëm dhe i sinqertë deri në fund.
Pikërisht kështu si i ka përshkruar Naseri i njoha edhe unë “perlat e reformatore ” të Lidhjes. Në kafe gojën plot reforma, në mbledhje, kryesi, KP apo Kuvend heshtje varri.
Vdekja LDK-së nuk po i vjen vetëm nga ndërthurrja e interesave të kreut të saj me krahun politik të krmit në PAN, por në radhë të parë nga hipokrizia dhe oportunizmi i atyre që janë në strukturë, e shohin të vërtetën dhe nuk ndërmarrin asgjë për ta ndalur të tatëpjetën.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…