KRYESORE

Donin të hynin në bazën e forcave speciale, “spiunët” kinezë dëbohen nga SHBA

Një ngjarje e denjë për filmat e “007” ka ndodhur disa muaj më parë në një nga bazat ushtarake më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si pasojë, dy diplomatë kinezë janë përzënë nga territori i SHBA. Por çfarë ka ndodhur vërtet?

Sipas burimeve të New York Times, dy qytetarë kinezë që zyrtarisht punonin në ambasadën e atij vendi në Washington, u shfaqën në bazën e Norfolk në shtetin e Virxhinias, së bashku me bashkëshortet e tyre. Roja që i priti në hyrje u tha se nuk kishin asnjë leje për të hyrë, dhe se duhet të dilnin nga baza pasi të kishin kaluar derën, duke kaluar nga një rrugë anësore.

Por kinezët pasi kaluan postbllokun, u drejtuan drejt bazës, duke u bllokuar më vonë nga një automjet tjetër i personelit ushtarak.

Të zbuluar, ata mohuan akuzat, duke thënë se nga vështirësitë gjuhësore ata nuk kishin kuptua rmirë drejtimin e daljes. Por organet e Inteligjencës amerikane nuk i besuan versionit kinez. Sipas tyre, të paktën njëri nga kinezët ishte pjesë e shërbimeve sekrete të Pekinit, dhe duket vërtet e pabesueshme që të ketë bërë një gabim aq fëminor.

Amerikanët besojnë në të kundërt që ky mund të ishte një test për të parë efektivitetin e sigurisë së bazës amerikane, e cila ndër të tjerat është qendra stërvitore e forcave speciale.

Ngjarja vjen pas një periudhe të tensionuar midis Washingtonit dhe Pekinit në fusha të ndryshme, politike, ekonomike dhe së fundmi edhe ushtarake.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

15 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 ditë ago