POLITIKE

Lajmërohet Haskuka: Tregon çka e pyetën në polici pas dallavareve me konkurset për drejtor

Ditë më parë në Prokurorinë Themelore të Prizrenit u dorëzua kallëzim penal kundër Kryetarit të kësaj Komune, Mytaher Haskuka, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrëz zyrtare, përkatësisht anulimin e disa konkurseve për 5 shkolla pa drejtor. Së fundi, ai ka treguar se për çfarë u pyet në polici, si ‘përse vendoi të anulojë konkurset’.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se konkursi për drejtorë të shkollave ka qenë ‘sfidë’ kryesore për qeverisjen e tij në Prizren.

“Vitin e kaluar ndër sfidat kryesore ishte konkursi për drejtorë të shkollave. Si Komunë, u munduam që të sigurojmë një proces objektiv. Prandaj për këtë proces ne siguruam që të ketë monitorim nga këshillat e prindërve, këshilli i shkollës, sindikata dhe shoqëria civile. Procesi i vlerësimit u objektivizua me kritere dhe pikëzim të eksperiencës, edukimit, stazhit të punës, trajnimet dhe prezantimi i planit të punës. Këto edhe mund të vlerësoheshin objektivisht”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Analet e një qyteti të kapur: (2) Konkurset për drejtorë të shkollave

– “Pse e keni anuluar konkursin e drejtorëve të shkollave?” – ishte pyetja e policit.

– “Arsyeja kryesore ishte që ka pasur dallime në vlerësimin e kandidatëve nga ana e komisioneve dhe të monitoruesve nga shoqëria civile” – ishte përgjigjja ime.

– “Këta që ju kanë bërë kallëzimin penal po thonë që nuk keni të drejtë të bëni diçka të tillë. A konsideroni që Kryetari i Komunës është organ kompetent për anulimin e konkursit të drejtorëve?” – ishtë një tjetër pyetje.

– “Duke u bazuar në faktin që udhëzimi administrativ parasheh kompetenca që unë të aprovoj listën, në mënyrë logjike konsideroj që kam të drejtë të mos e aprovoj listën, përkatësisht të kërkoj që të zhvillohet rishtazi procedura. Po ashtu nuk jam njoftuar me asnjë dispozitë ligjore, e cila ma ndalon marrjen e këtij vendimi,” – ishte përgjigjja.

Shumë e shumë pyetje të tjera u bënë në hetuesi për çështjen e anulimit të konkursit për drejtorë.

Vitin e kaluar ndër sfidat kryesore ishte konkursi për drejtorë të shkollave. Si Komunë, u munduam që të sigurojmë një proces objektiv. Prandaj për këtë proces ne siguruam që të ketë monitorim nga këshillat e prindërve, këshilli i shkollës, sindikata dhe shoqëria civile. Procesi i vlerësimit u objektivizua me kritere dhe pikëzim të eksperiencës, edukimit, stazhit të punës, trajnimet dhe prezantimi i planit të punës. Këto edhe mund të vlerësoheshin objektivisht.

Ky ishte një dallim i madh nga koha e PDK-së, ku nuk dihej se kur janë shpallur konkurset, e as si bëhej vlerësimi. Sado që të jetë dallimi nga koha e PDK-së, që ishte si dita me natën, sistemi i kapur prap na kishte vënë në shënjestër.
Nga akuzat mediale me lajme të rreme, deri tek kallëzimi penal dhe hetimet, ishin pikërisht ata që ishin munduar të influencojnë procesin që na akuzuan. Kjo ishte e pritshme në një qytet me sistem të kapur.

Zhgënjimi më i madh prap nuk janë këta që fotokopjojnë çdo vendim tonin dhe që na mbajnë nëpër hetuesi, por janë ata që thonë se janë të interesuar për të drejtën dhe transparencën, e pastaj nuk bëjnë pothuajse asgjë për të mbrojtur të drejtën.
Edhe në këtë proces ku u munduam të bëjmë më të mirën dhe më transparenten, mbetëm vetëm dhe pak nga ata ngritën zërin kundër akuzave të pabaza.

Prizreni po bëhet pa marrë parasysh pengesave. Çdo pengesë do ta tejkalojmë, çdo bllokadë do ta zhbllokojmë, ngase Prizreni ka treguar guximin dhe meriton më të mirën. Së bashku vvazhdojmë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

16 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago