Autoritetet greke kanë gjetur një kryevepër të piktorit të njohur Pablo Pikaso që ishte vjedhur 9 vite më parë në një galeri.
Piktura “Koka e Gruas” u ekspozua nga policia për mediat, por ra në tokë, pasi nuk ishte vendosur mirë, duke rrezikuar të dëmtohej rëndë.
Një oficer policie e ngriti menjëherë dhe e vendosi sërish aty ku ishte.
Për vjedhjen e pikturës është arrestuar një 49-vjeçar që banonte në Greqi dhe Angli.
Ministrja e Kulturës së Greqisë, Lina Mendoni e kritikoi incidentin, por theksoi se piktura është në gjendje të mirë.
Mjeshtri spanjoll Pablo Pikaso ia ka dhuruar veprën e tij shtetit grek në vitin 1949, si vlerësim për qëndresën ndaj Gjermanisë naziste.