“Donte të krijonte familje”/ Bëri shumë bujë historia e tyre, deputetja shqiptare zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes nga futbollisti 20 vite më i ri

Në një intervistë për mediat kosovare, aktorja Adriana Matoshi ka zbuluar së fundmi arsyen e vërtetë të ndarjes nga futbollisti afrikan, Keith Groeneveld.

Aktorja dhe deputetja tha se futbollisti dëshironte që të krijonte një familje dhe të kishte fëmijë.

“Po është e vërtetë që ne nuk jemi më. Thjesht jemi ndarë se e kemi parë të arsyeshme mos me qenë bashkë. Ka shumë arsye se pse por mund të them se nëse unë do të kisha qenë egoiste, do të ishim akoma bashkë. Kam menduar për më larg dhe nuk kam thënë kurrë se do të zgjasë tërë jetën.