KRYESORE

Dorëzimi i pushtet në veri ndodhi – A do të hiqen masat?

Kryetarët shqiptarë në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, të premten e 5 dhjetorit, kanë dorëzuar mandatet e tyre te kryetarët e rinj nga radhët e Listës Serbe. Ky pranim-dorëzim ndodhi edhe në komunat jugore të banuara me shumicë serbe.

Pas këtij akti, Bashkimit Evropian – i cili në qershor të vitit 2023 vendosi masa ndëshkuese Kosovës – i është hapur rruga që t’i heq ato.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, gjatë një konference për media në muajin nëntor, bëri të ditur se heqja e masave të BE-së ndërlidhet drejtpërdrejtë me transferimin e pushtetit lokal në veri, pas përmbylljes së zgjedhjeve lokale dhe uljes së tensioneve.

Në maj të këtij viti Unioni gjegjësisht Komisioni Evropian kishte nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese. Masat që nisën të hiqen gradualisht kishin të bënin me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Edhe pse BE-ja e mirëpriti transferimin e qetë të pushtetit në 20 komuna, përfshirë katër veriore, heqja e plotë e masave kërkon pajtimin e të gjitha shteteve anëtare.

“Sot, kuvendet komunale dhe kryetarët e komunave kanë marrë detyrën në 20 komuna të Kosovës pas zgjedhjeve lokale gjithëpërfshirëse. BE-ja në Kosovë mirëpret dorëzimin e qetë të udhëheqjes komunale, përfshirë në 4 komunat veriore”, thuhej në njoftim.

Kjo, sipas BE-së, është një hap i rëndësishëm drejt angazhimit të ardhshëm konstruktiv.

Po në të njëjtë ditë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, theksoi urgjencën e heqjes së masave të BE-së.

Masat e BE-së ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale.

Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit).

Kosova ka përfituar gjithsej 1.21 miliard euro nga ky program që nga viti 2007 deri në fund të vitit 2022.

Ndërsa, nga programi Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, Kosova ka përfituar rreth 1.8 miliard euro nga viti 2009 deri më 2021.

Por, pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit 2023, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago