FOTO&VIDEO

U detyrua të kthehej në punë pasi humbi fondin e pensionit, veterani 88-vjeçar mallëngjehet pasi merr çekun e majmë me kontribute nga e gjithë bota

Një veteran lufte 88-vjeçar, i cili u detyrua të rikthehej në punë me kohë të plotë pasi humbi pensionin, është prekur thellë kur mori një çek prej 1,77 milionë dollarësh, dhuruar nga njerëz të panjohur dhe zemërgjerë nga e gjithë bota.

Ed Bambas, nga Brighton, Michigan, shërbeu në ushtrinë amerikane dhe më pas punoi për vite të tëra në kompaninë General Motors, duke pritur që pensioni t’i siguronte një jetë të qetë pas daljes në pension në vitin 1999, shkruan A2 CNN. Por gjithçka ndryshoi në vitin 2009 kur GM u përball me falimentimin. Si pasojë, rreth 20 000 punonjës të Delphi Corporation, një filial i GM, humbën fondin e sigurimeve dhe Bambas mbeti pa të ardhurat e tij të pleqërisë.

Situata u rëndua edhe më shumë kur bashkëshortja e tij, Joan, u sëmur rëndë. Pa sigurim shëndetësor, Bambas u detyrua të shiste shtëpinë për të përballuar shpenzimet mjekësore. Ajo ndërroi jetë në vitin 2018, duke e lënë atë të thyer emocionalisht dhe në vështirësi financiare. I vetmuar dhe në nevojë, veterani u rikthye në punë me kohë të plotë për të mbijetuar.

Historia e Bambas preku zemrat e miliona njerëzve, mes tyre edhe influencuesin australian Sam Weidenhofer, i cili kur e dëgjoi rrëfimin e tij vendosi të ndërmarrë veprim. Weidenhofer e takoi 88-vjeçarin në vendin e punës, e dëgjoi të tregonte jetën e tij dhe më pas i dhuroi 400 dollarë në vend. Ai hapi edhe një GoFundMe, duke u bërë thirrje njerëzve të ndihmonin veteranin që të mund të tërhiqej më në fund nga puna dhe të jetonte me dinjitet.

Më 6 dhjetor, në një ceremoni emocionuese të mbajtur në Foguth Financial Group në Brighton, Michigan, Weidenhofer i dorëzoi Bambas një çek gjigant me shumën e mbledhur: plot 1 770 000 dollarë.

“Me mbështetjen e të gjithëve në këtë sallë dhe mijëra njerëzve online, kemi arritur një nga fondet individuale më të mëdha në historinë e GoFundMe”, tha Weidenhofer, ndërsa veterani shpërtheu në lot. “Ishte sikur një ëndërr… faleminderit”, arriti të thoshte Bambas duke u përqafuar me influencuesin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

24 orë ago