Turqia ka rënë dakord të mbështesë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë, ka konfirmuar presidenti finlandez, Sauli Niinisto, të martën, shkruan BBC.
“Progresi erdhi pasi të tria vendet nënshkruam një memorandum të përbashkët për të zgjeruar mbështetjen e plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit”, ka thënë Niinisto.
Marrëveshja u konfirmua pas takimit të ministrave të Jashtëm në samitin e NATO-s në Madrid.
Përpjekja e shteteve nordike për t’u bashkuar me NATO-n hasi në një pengesë kur presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u shpreh se Finlanda e Suedia mbështesin militantët kurdë.
Kombet tradicionalisht neutrale vendosën të aplikojnë për anëtarësim në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin.
Finlanda e Suedia veçse kanë dorëzuar aplikimin për anëtarësim në aleancën ushtarake.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…