Turqia bllokoi fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë, konfirmuan sot burime të NATO-s për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.
Kështu, Këshilli i Atlantikut të Veriut, organi drejtues i NATO-s, nuk mundi të merrte vendimin, ashtu siç ishte planifikuar, për të nisur procesin e anëtarësimit.
Suedia dhe Finlanda dorëzuan po sot zyrtarisht aplikimet e vendeve të tyre në NATO te sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg në një video ceremoni.
”Turqia nuk mund të pranojë një zgjerim të propozuar që do të komprometonte sigurinë e NATO-s”, tha sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke iu referuar akuzave për mbështetje të dyshuar të Suedisë dhe Finlandës për terrorizmin.