Drejtoresha e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë ka pasur disa telashe me veteranët. Sipas kryetarit të Mitrovicës, drejtoresha e gjimnazit kishte presion nga shoqata e veteranëve, për t’i pranuar disa nxënës. Derisa shoqata e veteranëve pranojnë se kanë dorëzuar lista në adresë të drejtoreshës, mirëpo nuk kanë bërë presion ndaj saj.
Nxënëit e gjimnazit “Frang Bardhi” nuk e kanë të qartë kush e drejtëon këtë shkollë. Krejt kjo për arsye se një ditë më parë, në Mitrovicë u përhap lajmi se drejtoresha e gjimnazit Zybejde Gogoli-Latifi, kishte dhënë dorëheqje.
T7 ka provuar të kontaktoj me të lartcekurën për të sqaruar këtë situatë, porse ajo nuk deshi të flas para kamerës.
Por, pavarësisht kësaj Zybejde Gogoli – Latifi gjatë të hënës është takuar me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin, pikërisht për këtë punë.
E ky i fundit pretendon se drejtoresha e gjimnazit “Frang Bardhi” kishte presion nga shoqata e veteranëve, për t’i pranuar disa nxënës.
Sipas Bahtirit, drejtoresha e shkollës ka pasur presion të vazhdueshëm që nga muaji shtator.
“Bisedova me të tha që ka presione nga lista e veteranëve që t’i pranojnë një numër të njerëzve pa kritere dhe nuk ka dasht të bëhet kjo”, ka thënë i pari i Komunës, Agim Bahtiri.
Por, sipas tij ajo nuk ka arsye për të dhënë dorëheqje.
“Absolut nuk ka arsye për dorëheqje do ta ketë mbështetjen time 100%”, shtoi Bahtiri.
Ndërkohë, nga Shoqata e Veteranëve në Mitrovicë pranojnë se kanë dorëzuar lista në adresën e drejtoreshës së gjimnazit “Frang Bardhi”. Por, ata gjithashtu pretendojnë që nuk ka pasur aspak presion ndaj saj.
“Nuk është e vërtetë, nuk ka pasë as presionin më të vogël prej Shoqatës së Veteranëve. Është e vërtetë që kemi dërguar lista, me mundësi që ata që i plotësojnë kushtet, brenda mundësive ata që i plotësojnë kriteret, përndryshe asnjë kërcënim ma të voglin s’ua kemi ba”, kanë thënë Shoqata e Veteranëve në Mitrovicë.
Ndërkohë, sipas kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit, kërkesa për t’i përfshirë në listat e të pranuarve në shkolla të mesme, të afërmit e tyre, nga ana e Shoqatës së Veteranëve kishte edhe në shkolla të tjera.