FOTO&VIDEO

Drejtori i IKSHP-së shkel masat e kundër covid 19 – Pi kafe ulur në restorant bashkë me dy zyrtarë të tjerë

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Prof. Naser Ramadani, është parë duke pirë kafe në një restorant në hapësirën e oborrit të Qendrës Klinike Universitare, duke shkelur masat e MSH-së dhe rekomandimet e institucionit të cilin e udhëheq vet ai

Gazeta Shneta ka siguruar disa fotografi dhe video ku Ramadani shihet ulur në restorant pa maskë gjatë ditës së djeshme së bashku me zyrtarin tjetër të IKSHPK-së, Naim Jerliu dhe një person tjetër. Përveç tyre në të njëjtën kohë në restorantin “Beni” i cili është shumë afër ndërtesës së Institutit, janë parë ulur duke pirë kafe në terasë edhe plot qytetarë të tjerë, shkruan Gazeta Shneta.

Ky veprim i drejtorit të Institutit Kombëtar dhe dy zyrtarëve tjerë është në kundërshtim me rekomandimet që kanë dal deri tani nga IKSHPK, si dhe masat kufizuese të Ministrisë së Shëndetësisë për bizneset e gastronomisë.

Ministria e Shëndetësisë pati mbyllur restorantet dhe kafiteritë në Kosovë pas shfaqjes së rastit të parë pozitiv me Covid-19 më datën 13 mars. Ky vendim, sikurse të gjitha kufizimet tjera të vendosura nga MSH, janë marr me rekomandim të Institutit Kombëtar.

MSH ka lejuar bizneset e gastronomisë që të shërbejnë klientët e tyre në formë ‘merre me vete’ që nga data 18 maj dhe ky vendim ende nuk ka ndryshuar. Por këtë nuk e ka respektuar vet drejtori i Institutit, Prof. Ramadani, duke u ulur në restorant së bashku me persona të tjerë.

Gazeta që nga dita e djeshme kur ka pranuar fotografitë, ka dërguar pyetje në adresat elektronike të Ramadanit dhe Jerliut, por asnjëri prej tyre nuk kanë kthyer përgjigje. Ramdani nuk i është përgjigjur pyetjeve të Gazetës edhe përmes ‘Viberit’.

Kujtojmë se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i cili udhëhiqet nga Ramadani, ka bërë thirrje vazhdimisht qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e tyre për të mbajtur distancën, mbajtjen e maskave, si dhe respektimin e masave të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Qytetarë, kthejlluni, ejani në vete, vëni gishtin në kokë, virusi nuk tallet”, ishin disa nga thirrjet e IKSHPK-së për qytetarët që nuk respektonin masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi.

Gazeta ka raportuar në vazhdimësi për punën e IKSHPK-së në luftën kundër Covid-19 në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

7 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

8 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago