Një nga aksidentet më të tmerrshme të trafikut në historinë kroate ndodhi mëngjesin e së dielës në autostradën afër Slavonski Brod në Kroaci.
Autobusi nga Kosova i cili po udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë, me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada e ku mbetën të vdekur dhjetë persona dhe më shumë se 40 të tjerë janë u lënduar, disa prej tyre rëndë.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Slavonski Brod, Josip Samardžić, konfirmoi se dy pasagjerët e plagosur rëndë janë në gjendje stabile, ndërsa rreth njëzet pacientë do të lirohen për në shtëpi gjatë ditës.
“Gjendja e tyre është ende duke u monitoruar, ata janë ende nën masa të trajtimit intensiv dhe monitorimit të funksioneve vitale. Ndryshimi i vetëm është se gjatë ditës, disa intervenime tjera u kryen mbi të lënduarit e aksidentit”, tha Josip Samardžić, raporton vijesti.hrt.hr.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…