Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, ka folur lidhur me situatën që u krijua të martën pasi dridhje të tokës u ndjenë në disa pjesë të Kosovës.
Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin informatat zyrtare nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, duke shmangur panikun për rrezikun e mundshëm.
“Sipas organizatës së pavarur shkencore dhe ofruese të informacioneve për tërmetet, EMSC, rreth orës 14:16 min, sipas kohës lokale, ka ndodhur një tërmet me shkallë 5.6 Rihter në Rumani. Gjatë këtij tërmeti, lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë”.
“Qytetarët e Kosovës duhet ndjekur informatat zyrtare të lëshuara nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, duke shmangur informatat e pavërteta dhe panikun për rrezikun e mundshëm”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Sipas organizatës së pavarur shkencore dhe ofruese të informacioneve për tërmetet, EMSC, rreth orës 14:16 min, sipas kohës lokale, ka ndodhur një tërmet me shkallë 5.6 Rihter në Rumani. Gjatë këtijë tërmeti, lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë.
Qytetarët e Kosovës duhet ndjekur informatat zyrtare të lëshuara nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, duke shmangur informatat e pavërteta dhe panikun për rrezikun e mundshëm.
Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…