Rei Saliasi, prej 5 vitesh pasionin e tij e ka kthyer në biznes. Ai pikturon, por ndryshe nga c’jemi mësuar të shohim, këpucët janë kthyer në telajon e tij.
Veç ngjyrave të ndryshme, një pjesë e klientëve tashmë i kërkojnë edhe modifikimin e atleteve për të fshehur lëndën narkotike.
Në një prononcim për EuroNews Albania, ai pohon se ka kërkesa nga më të çuditshmet nga klientët.
“Shumica e shqipatrëve kërkojnë fytyrat e tyre në atlete”, thotë Rei.
Ai rrëfen se një klient i kërkoi që t’i bënte një xhep në atlete me qëllim që të fshehte aty lëndën narkotike.
“Një klient më kërkoi një xhep ta realizonim poshtë atletes, për të fshehur lënde narkotike”, tha ai.
Një metodë e re për të fshehur lëndë narkotike, tashmë policia duhet të shtojë akoma dhe më shumë kontrollet, edhe aty ku duket e pamundur.