Kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Sergei Pashinsky pranoi se dronët Bayraktar të shumëpërfolur të prodhuar nga Turqia, të cilësuar nga Kievi dhe media perëndimore si ndryshues të lojës gjatë luftës, në praktikë janë më shumë një mjet marketingu propagandistik se sa një “superavion”.
Arsyeja është cenueshmëria e tyre absolute ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore.
Zyrtari ukrainas e bëri këtë zbulim në një intervistë me komedianët rusë Vovan dhe Lexus, duke besuar se po fliste me ish-ambasadorin amerikan në Moskë, Michael McFaul!
“Pa raketat amerikane HARM, Bayraktar nuk do të ekzistonte”, tha ai.
Deklaratat e Pasinskit shkaktuan zemërimin e turqve.
“Gjithçka që duhet t’i them zotit Pasinski, atëherë luftoni i vetëm”, ishte përgjigja e hidhur e Haluk Bayraktar, pronar i sistemeve të mbrojtjes!