LAJME

Dua Lipa: “Jeta është shumë më argëtuese me homoseksualët…”!

Dua Lipa ka reflektuar rreth mbështetjes për komunitetin LGBTQ+, duke i thënë Trixie Mattel se jeta është shumë më e këndshme me homoseksualët. Fituesja e çmimeve ‘Grammy’ është gjatë gjithë kohës një aleate e zëshme e komunitetit LGBTQ+, duke kritikuar Katarin për shkak të regjistrit të të drejtave të njeriut në prag të Kampionatit Botëror në FIFA, në vitin 2022 dhe duke kritikuar artistin DaBaby, i cili kishte bërë komente homofobike për këngën e saj “Levitating”.

Së fundmi në një intervistë u diskutua edhe miqësia e saj me artistin homoseksual Troye Sivan, ndërsa Mattel gjithashtu mori një moment për të reflektuar rreth mbështetjes nga fansat dhe miqtë ‘queer’. “Pra, je e rrethuar nga homoseksualët”,-filloi Mattel. “Në çfarë pike të jetës tënde e kuptove se duhet të pranosh se ‘meshkujt homoseksualë do të jenë rrotull teje përgjithmonë’?”.

Lipa u përgjigj:

Unë thjesht e dua këtë. Nuk ishte një çështje ‘pranimi’ , unë isha në mes të kësaj. Jeta është shumë më e këndshme me homoseksualët.

Gjatë një interviste ekskluzive me Vogue France vitin e kaluar këngëtarja rikonfirmoi mbështetjen e saj për komunitetin ‘queer’. Asokohe ylli i muzikës pop u shpreh se:

Homofobia dhe transfobia janë fqinj të misogjinisë. Shumë njerëz, thellësisht, janë thjesht të frikësuar nga vetja e tyre. Liria e të tjerëve i detyron ata të përballen me diçka që ata janë shumë të frikësuar për ta shprehur. Bukuria e një qenieje të lirë, të vërtetë dhe të krenar i paralizon ata.

Rikujtojmë, se fituesja e tri çmimeve Grammy zbuloi se albumi i saj i ri do të quhet “Radical Optimism” dhe do të jetë i disponueshëm për transmetim apo blerje nga data 3 maj. “Radical Optimism” ka tashmë dy këngë solo të publikuar: “Houdini” dhe “Training Season”, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.

Albumi do të përmbajë gjithsej 11 këngë. Është përshkruar nga Rolling Stone si unikisht dhe krejtësisht në stilin e Dua Lipës; zhanri pop, me tekste të guximshme. “Radical Optimism” vjen pas dy albumeve shumë të suksesshme që Dua ka publikuar përgjatë karrierës së saj, “Dua Lipa”, i publikuar në vitin 2017, dhe “Future Nostalgia”, i publikuar në vitin 2020.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

18 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago