LAJME

Dukagjin Lipa: Bileta e Prishtinës për “Sunny Hill Festival” e vlefshme në Tiranë

Sunny Hill Festival për 3 ditë me radhë pritet të ndezë atmosferën në Tiranë. Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës dhe organizatorët e festivalit kanë dhënë njoftimin e rëndësishëm se të gjitha biletat Believers vlejnë për festivalin që do zhvillohet në Tiranë.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se Bileta juaj e Prishtinës është e vlefshme për Sunny Hill Festival Tirana gjatë datave 26, 27 dhe 28 gusht. Bëhuni gati për të shënuar muajin më të mirë ndonjëherë! Me dashuri, Ekipi i Festivalit Sunny Hill” – thotë mes të tjerash Dukagjin Lipa.

Biletat për Sunny Hill në Tiranë po shiten me shpejtësi. Kategoria Believers Ticket aktualisht është e pamundur të rezervohet në Festivalin e Tiranës, pasi të gjitha biletat janë shitur. Të vetmet bileta të disponueshme janë Early Bird Ticket, po ashtu të limituara, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të nisë edhe shitja e Regular Ticket, të cilat dalin në tregun online pasi të bëhen të njohur të gjithë këngëtarët pjesëmarrës në festival.

Ndërkohë sot ka dalë dhe emri i i artistit të parë që do të performojë në “Sunny Hill Festival” në Tiranë i cili reperi i famshëm Fedez. Lajmi është bërë po ashtu me dije nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Instagram ku shkruhet: “Sunny Hill Festival Tirana do jetë gjigant me reperin ikonik italian @FEDEZ për një shfaqje plot karizëm dhe stil”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago