LAJME

Kosova fiton dy medalje të arta në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

Kosova ka fituar dy medalje të arta dhe një medalje të argjendtë në Olimpiadën Matematike për Studentë Ndërkombëtarë për Studentë Universitarë – IMC 2022.

Kështu ka bërë të ditur Shoqata e Matematikanëve të Kosovës me anë të një postimi në Facebook.

Ky është postimi i plotë ku tregohet edhe emri i fituesve:

Kosova fiton dy Medalje të Arta dhe një Medalje të Argjendtë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare për Studentë Universitarë – IMC 2022

Përfundoi me sukses Olimpiada e 29-të Matematike Ndërkombëtare për Studentë Universitarë – IMC 2022. Ekipi i Kosovës fitoi dy Çmime të Para (Medalje të Arta) dhe një Çmim të Dytë (Medalje të Argjendtë).

Arben Ajredini dhe Duart Nishefci kanë fituar Çmime të Para (Medalje të Arta) ndërsa Andi Sejdiu ka fituar Çmim të Dytë (Medalje të Argjendtë). Arben Ajredini dhe Duart Nishefci para pak ditësh kanë baruar studimet themelore, me sukses të lartë, në drejtimin matematikë, në Universitetin e Prishtinës ndërsa Andi Sejdiu vijon studimet në vitin e tretë, në drejtimin matematikë, në Universitetin e Prishtinës.

IMC është ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës për studentë universitarë, në të cilën marrin pjesë studentë nga universitete prestigjioze nga të gjitha anët e botës.

Ekipi i Kosovës është rënditur në vendin e 18-të nga 100 ekipe pjesëmarrëse në IMC 2022.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës në këtë olimpiadë prestigjioze!

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës falënderon udhëheqësit e ekipit të Kosovës: liderin Valmir Krasniqin dhe zëvendêsliderin Besfort Shala për kontributin profesional të dhënë për ekipin e Kosovës në IMC 2022.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës,

Prishtinë,

më 10.08.2022


 

S


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago