Dukagjin Lipa zbulon të pathënat për postimin e Dua Lipës që çmendi gjithë serbët

Vetëm pak ditë më parë, Dua Lipa ka ndërmarrë një nismë, që kompania “Apple” të përfshinte në hartën e saj Kosovën e pavarur.

Ajo postoi më pas një hartë nga Shqipëria e madhe dhe mbishkrimin: Autokton (autochthonous).

Por një gjë e tillë ngjalli shumë polemika në rrjet dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore u vu në qendër të një sulmi serbëve, nga njerëzit e thjeshtë e deri te personazhe të njohur të politikës në Serbi. Babai i Dua Lipës, Dukagjini, i ftuar në “A Show” në SYRI TV një lidhje direkte nga Londra, ka shpjeguar arsyet dhe gjithçka ndodhi rreth kësaj çështjeje.

“Të gjitha postimet që bën, i bën se i ndjen. Unë asnjëherë nuk e shtyj. Ajo e bën se e do vendin e vet, dhe e ndjen përgjegjësi morale, e bën për të shfrytëzuar platforma të rëndësishme për të lartësuar emrin e shqiptarëve”.

“Ky rast ka zgjuar shumë debat, mes njerëzve, por edhe edhe mes historianëve. Më ka bërë përshtypje një shkrim i një historiani izraelit. Ai kishte shkruar: Fatkeqësia e shqiptarëe ka qenë se kanë qenë të mbyllur 50 vite, të mbyllur nga komunizmi në Shqipëri dhe nga aparteidi serb në Kosovë. Përparësia e historianëve serbë ka qenë se kanë qenë të lirë, të mirëfinancuar dhe kanë predikuar kudo gënjeshtrën e tyre mbi Kosovën”.

“Tani është kohë e rikthimit të shqiptarëve, na duhet ndihma e të gjithë shqiptarëve të njohur, të ditur apo të suksesshëm për ta treguar të vërtetën se kush jemi”.

“Jetojmë në vitin 2021! Ne nuk duam luftën, ne jemi të njohur për paqe. Na duhet të promovojmë vendin tonë”.