Porti i Durresit
Në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Autoriteti Portual i Durrësit njoftoi se po punohet për të çuar përpara projektin strategjik për ndërtimin e Portit të thatë në Prishtinë.
“Porti i Durrësit është porti kryesor i Kosovës, por ky përvjetor na gjen edhe më të përbashkuar, me angazhimin për të çuar përpara projektin strategjik për ndërtimin e Portit të thatë në Prishtinë, i cili konsolidon potencialin e përbashkët ekonomik duke na kthyer në katalizatorë të ndërlidhjes në Europën adriatike” bëhet e ditur në deklaratën e Autoritetit Portual.
Tashmë prej datës 1 tetor të vitit 2022 në doganën e Durrësit po kryhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën.
Janë mbi 1000 biznese nga Kosova që përfitojnë aktualisht nga hapja e kësaj dege, jo vetëm kohë, por edhe kosto të reduktuar zhdoganimi. Referuar të dhënave nga Dogana, vetëm gjatë këtij viti janë rritur me 50 % mallrat dhe kontejnerët që zhdoganohen në Durrës dhe kanë destinacion tregun e Kosovës.
Ndërkohë grupet e punës nga të dy vendet po punojnë për kryerjen e një analize për bashkimin doganor, në mënyrë që të hiqen të gjitha barrierat e burokracitë mes dy vendeve dhe që bashkëpunimi tregtar të mos ketë asnjë pengesë.
Shkëmbime tregtare me Kosovën gjatë vitit 2023 llogariten mbi 52.7 miliardë lekë.
Eksportet drejt Kosovës shënuan rritje me 8.3 % gjatë vitit 2023, ndërsa importet ranë me rreth 5 miliardë lekë.
Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Kosovës gjatë vitit 2023 ishin rreth 41 miliardë lekë, nga 37 miliardë lekë që ishin në 2022-shin.
Ndërkohë, importet llogaritën 11.8 miliardë lekë nga mbi 16 miliardë lekë që ishin në 2022-shin.
Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, mineraleve dhe lëndëve djegëse, ushqimeve si dhe produkteve kimike dhe plastike.
Të rëndësishme në strukturën e eksporteve shfaqen prodhimet vendase të drurit/ mobilierisë si ndenjëset (karrige e kolltukë) apo mobilie të tjera. Gjithashtu, edhe prodhimet bujqësore kanë peshë.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…