Qytetarët e Kosovës i kanë fikur dritat për dy minuta në ora 20:00, për të shprehur solidaritetin me personat e pagjetur, me rastin 27 prillit Ditës së të Pagjeturve.
Kjo nismë ka ardhur nga shoqëria civile Integra, Missing Persons Resource Center, YIHR, Humanitarian Law Center Kosovo dhe forum ZFD – Kosovo Program, në shenjë solidarizimi për personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.
Përmes kësaj nisme qytetarët për dy minuta kanë bashkëndjerë dhimbjen me familjarët e atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre. Dritat janë fikur edhe në ndertesën e Qeverisë së Kosovë.
Thirrje për t’i fikur dritat qytetarëve u ka bërë edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Dritat për të pagjeturit i kanë fikur edhe Komuna e Prishtinës, Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu.
Me 2 minuta errësirë në familjet tona, ne do të mund të bashkëndjejmë sado pak me dhimbjen dhe terrin në të cilën ndodhen familjarët e 1.644 personave ende te pagjetur për tash e 20 vjet.
Më 27 prill në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve. Në Kosovë ende figurojnë mbi 1644 persona të zhdukur edhe 20 vjet pas luftës. Familjarët ende presin informata rreth të pagjeturve dhe kërkojnë vazhdimisht nga institucionet e shtetit që të zbardhin fatin e tyre.
Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…