LAJME

Dy persona me motoçikleta e rrethuan, i bëhet atentat biznesmenit të njohur turk e bashkëshortes së tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stambollin në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku raportohet se një biznesmen i njohur i zonës ka rënë pre e një atentati, së bashku me gruan e tij.

Mësohet se, Hakan Cengiz së bashku me bashkëshorten po udhëtonin me automjetin e tyre, teksa përbri tyre janë afruar dy persona me motoçikleta, të cilët kanë hapur zjarr, e për pasojë shoferi i tij u qëllua me plumb në kokë.

Biznesmeni Hakan Cengiz

Fatmirësisht, as biznesmeni dhe as bashkëshortja e tij nuk pësuan lëndime, ndërsa shoferi u dërgua me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Sipas mediave turke, pasi kanë qëlluar katër herë në drejtim të mjetit, autorët janë larguar me shpejtësi mes trafikut të dendur që ishte në zonë në atë moment. Pas të shtënave, mjeti i biznesmenit humbi kontrollin dhe u përplas me një tjetër automjet, e më pas u ndal.

Pamje nga vendi i ngjarjes (automjeti i biznesmenit)

Policia, e cila shkoi në vendin e ngjarjes, kreu shoqërimin e të gjithë dëshmitarëve në vendin e ngjarjes për marrjen në pyetje, ndërsa nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, janë sekuestruar edhe të gjitha kamerat e sigurisë në zonë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 sekonda ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

4 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

23 orë ago