Dy rastet e fundit me koronavirus janë nga Gjilani, njëri është 20 vjeçar

Ka shkuar në 30 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë, ndërsa dy rastet e fundit janë nga Gjilani.

Dy rastet e fundit që janë konfirmuar nga IKSHP, vijnë nga qyteti i Gjilanit, qytet ky që deri me sot nuk ishte prekur deri me tani.

Njëri nga rastet është i gjinisë mashkullore, me moshë 20 vjeçare teksa rasti tjetër është i gjinisë femërore e moshës 36 vjeç.

Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë raste kanë rezultuar pozitive.

Vetëm gjatë ditës së sotme, në Kosovë janë konfirmuar gjashtë raste të reja me koronavirus.