Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka ngritur alarmin pas ngjarjes së Leshnjes, ku një 13-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën duke bërë video për TikTok. Kushi vë theksin se tek informacionet e paprshtatshme që fëmijët marrin në internet.
“Jam e tronditur nga ngjarja e fundit e 13 vjeçarit në Lushnjë! Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çështjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme. Edhe para pak ditësh e ngrita si alarm në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit “Shkolla për Shëndetin” ku theksova nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore. Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale”, shkruan Kushi.