LAJME

Dyshohet se ishte pjesë e njësitit famëkeq serb “Frenki” në Kosovë – kush është rekrutuesi i serbëve që do të luftojnë për rusët në Ukrainë?

Sipas burimeve nga shërbimet e inteligjencës franceze, disa qindra rekrutë nga Serbia pritet të arrijnë në një nga kampet e ushtrisë ruse në Moskë deri më 1 shtator.

Deri më tani janë rekrutuar rreth 50 mercenarë serbë dhe pritet që kontingjenti të rritet në 500 rekrutë.

Ajo do të jetë pjesë e njësive të rregullta të ushtrisë ruse, dhe “njësia serbe” do të përfshihet në Divizionin 106 të Parashutës.

Sipas burimeve nga shërbimet e sigurisë, një rrjet i luftëtarëve rusë dhe serbë ka përgatitur këtë operacion që nga maji i këtij viti me iniciativën e autoriteteve ruse dhe me mbështetjen e madhe të aparatit të sigurimit shtetëror.

Rekrutët janë shtetas të Serbisë, por edhe serbë nga vende të tjera fqinje, përfshirë Bosnjën-Hercegovinën. Nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit, u përzgjodhën 50 kandidatë që mbërritën në Rusi me fluturime komerciale, në grupe nga dy ose tre, nën maskën e një kompanie ndërtimi.

Procesi drejtohet nga Davor Savçiq, i njohur si “Ujku”, një serb nga Bosnja-Hercegovina, i cili jeton prej kohësh në Rusi dhe është person i besuar nga autoritetet shtetërore, raporton klix.ba.

Savçiq ishte anëtar i JSO-së famëkeqe të udhëhequr nga krimineli, Milorad Ulemek – Legija. Ai ka luftuar më parë si mercenar në grupin Wagner në Ukrainë në vitin 2014 dhe pak më vonë, në vitin 2016, në Siri.

Saviçiq ishte pjesë e milicisë së kriminelit Zheljko Raznatoviq-Arkani, në grupin e njohur si “Tigrat e Arkanit” në luftën në Bosnje, sipas të dhënave të Policisë në Bosnje, ka raportuar “RadioSarajeva” vitin e shkuar.

Po ashtu, aty thuhet se ai ka qenë pjesë e njësive speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në luftën në Kosovë, të njohur edhe si “Njësiti Frenki”. Shumë dëshmitarë e kanë përshkruar këtë grup si “ekip që ka bartur trupat e viktimave nga Kosova në Serbi”. Shefi i grupit ishte Franko Simatoviq.
Qytetarët e Serbisë kanë marrë pjesë aktive në luftën në Ukrainë që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, megjithëse ligji serb i ndalon ata të marrin pjesë në ushtritë e huaja. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes dhe autoriteteve të sigurisë në Beograd, të gjitha informacionet për serbët që luftojnë në Ukrainë janë mbledhur me kujdes.

Dihet se në anën e Rusisë po luftojnë disa qytetarë të Bosnjës-Hercegovinës. Pak muaj më parë u shfaq një video ku shihet mercenari i famshëm serb Dejan Beriq duke biseduar me dy persona nga Bosnja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

8 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

8 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

8 orë ago
  • BREAKING NEWS

Mbi 90 objektiva ushtarake të goditura në ishullin Kharg

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (U.S. Central Command) ka dhënë më shumë detaje për sulmet…

8 orë ago