LAJME

Dyshohet se një nga terroristët e vrarë në veri është Stefan Nedeljkoviç, dora e djathtë e Milan Radojiçiçit

Në mesin e terroristëve të vrarë nga aksioni i Policisë së Kosovës në hyrje të fshatit Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – dyshohet të jetë edhe Stefan Nedeljkoviç, bashkëpunëtor dhe “dora e djathtë” e nënkryetarit të Listës Sërpska- forca më e madhe politike e serbëve të Kosovës – Milan Radojiçiç, i cili ndodhet në arrati nga organet e drejtësisë.

Policia e Kosovës nuk i ka konfirmuar akoma identitetet e asnjërit prej katër terroristëve të vrarë në pjesën veriore të vendit, por në bazë të fotografive dhe informacioneve të Albanian Post (AP), në mesin e të vrarëve është edhe Nedeljkoviçi, i cili dyshohej për organizimin dhe udhëheqjen e trazirave në Zveçan në fund të muajit maj, ku për pasojë u plagosën rëndë dhjetëra persona.

Më 29 qershor, 31-vjeçari do të shpallej terrorist me vendim të Qeverisë së Kosovës. Ai ishte pjesë e grupit terrorist “Severna Brigada” që dyshohet se udhëhiqet nga Radojiçiçi. Megjithatë, në një listë të pagave që kishte siguruar AP, emri i Nedeljkoviçit figuronte në mesin e rreth 500 personave të “Mbrojtjes Civile” që merrin rrogë mujore nga institucionet kosovare.

E gjatë ditës së hënë është gjetur trupi i pajetë i një terrorisi serb që dyshohet se sulmoi Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës në hyrje të fshatit Banjskë, ku u shua jeta e një zyrtari policor, duke e çuar në katër numrin e terroristëve të vrarë deri më tani nga aksioni policor në pjesën veriore të vendit.

Gjithashtu, bëhet me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një automjet tjetër me armatim, pas zinxhirit të gjatë të armatimeve të kapura nga Policia e Kosovës të dielën në dhe përreth Manastrit të Basnjkës. Trupi i pajetë është gjetur rreth 1.5 kilometra larg vendit të ngjarjes, diku në malet e Basnjkës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se janë gjetur dokumente që dëshmojnë pjesëmarrjen potenciale të kriminelit Radojiçiç në sulmet e së dielës në veri. Ai tha para mediave në Prishtinë se brenda objektit të Manastirit të Banjskës janë gjetur edhe harta e plane për sulm ndaj Policisë së Kosovës.

Gjithçka filloi në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, kur një grup i armatosur rëndë në hyrje të fshatit Banjskë në veriun e territorit të banuar kryesisht me serbë etnikë, qëlluan me armë zjarri mbi trupat e Policisë së Kosovës, duke vrarë rreshterin e Policisë së Kosovës dhe plagosur dy të tjerë.
Grupi që ngriti në nivele të larta shkallën e egërsisë në veri, sipas autoriteteve kosovare, nuk ka qenë në përbërje të civilëve të rëndomtë që ngrenë krye herë pas here në këtë zonë, por ka ngërthyer brenda vetes së paku 30 pjesëtarë të trajnuar, ushtarakë e paramilitarë, të cilët janë sponsorizuar nga shteti serb.

Kjo bandë që cenoi sigurinë dhe paqen në veriun e trazuar të vendit, u neutralizua nga Policia e Kosovës dhe operacioni policor gëzoi mbësheje të gjërë ndërkombëtare. Tre pjesëtarë të bandës terroriste u vranë, dy të tjerë u plagosën dhe gjashtë u arrestuan, ndërsa të tjerët u arratisën në Serbi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago