“Adem, Adem – Adem Ribari lajmërohu”, kaq dëgjohet në incizimet që presidenti serb Aleksandër Vuçiq i paralajmëroi në konferencën e së dielës, si “përgjime skandaloze të Policisë së Kosovës”.
Vuçiq pretendonte se në këto incizime policët qeshnin dhe bënin thirrje për mosshpëtimin e sulmuesve serbë që ishin plagosur.
“Ne kemi edhe incizimin me zë se si qeshet policia shqiptare dhe si thonë ‘lëni të vdesin, nuk kemi arsye të ndihmojmë’ i kemi incizimet me zë, do ta shohim se si dikush po e bën punën në mënyrë profesioniste”, ka thënë Vuçiqi në konferencën e së dielës.
Por, nga ajo që është publikuar në mediat serbe, shihet se nuk përkon as për së afërmi me atë që Vuçiq ka deklaruar.
Në përshkrimin e gazetës serbe “Novosti” ky incizim përshkruhet me titullin “E tmerrshme: Dëgjoni incizimin e bisedës së policëve të Kosovës teksa po qëllojnë në drejtim të serbëve”.
Në incizim nuk dëgjohen të shtëna.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…