Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dhënë detaje të reja për të kaluarën e Mefial Shkodrës me djemtë e tij.
Sipas PTH-së së Gjilanit, për Mefail Shkodrën nga viti 2000 janë pranuar gjithsej 5 raste penale, ndërsa në 4 raste janë ngritur aktakuza.
“Duke marrë shkas nga raportimet lidhur me të kaluarën penale të dyshuarit Mefail Shkodra, njoftojmë opinionin publik se për atë në Prokurorinë Themelore të Gjilanit nga Policia e Kosovës që nga viti 2000 janë pranuar gjithsejt 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014, PP.I.154/17 dhe në lëndën PP.II.913/2023 është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit.
Sa u përket të dyshuarve Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore e Gjilanit, nuk ka pasur asnjë rast të proceduar, në cilësinë e të dyshuarve.
Prokuroria Themelore e Gjilanit, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me prokurorinë dhe policinë për çfarëdo informate që do të ndihmonte në hetimin e suksesshëm dhe vënien e kryesve para drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…