FOTO&VIDEO

E kërkoi gruan e tij nga Edi Rama, kjo është historia e vërtetë e Kastriotit

Personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” është Kastrioti i cili u bë i njohur nga të gjithë, pasi videoja e tij me kryeministrin Rama u bë virale në rrjetet sociale.

Në video ishte Kastrioti i cili i tregonte kryeministrit se i kishin marrë bashkëshorten dhe e kishin dërguar në hotel, pas lëkundjeve të tërmetit, duke bërë kështu xhiron në internet ku shumë e shumë e komentuan dhe bënë humor me të.

Në studio u zbulua se Kastrioti kishte probleme në komunikim të cilat vinin si pasojë e çregullimeve neurologjike dhe se ishte martuar me bashkëshorten e tij, Dranden me mblesëri. Në jetë ata kishin sjellë dy fëmijë, por djali i dytë kishte lindur me çrregullime të spektrit autik.

Për shkak të problemeve sociale dhe ekonomike familja Gjonaj kishin ndryshuar vendbanimin disa herë.

Prej disa vitesh ata banonin në një shtëpi me qira në qytetin e Durrësit, e cila nga tërmeti i 26 nëntorit ishte shpallur e pabanueshme.

Në këto kushte Drandja kishte marrë fëmijët dhe ishte strehuar në një hotel, pasi djali i dytë kishte nevojë për përkujdesje.

Kastrioti i është drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar Drandes që të kthehen sërish sëbashku, pasi sipas tij nuk mund të jetonin në hotel sepse e kishte të vështirë që të përshtatej.

Por Drande u shpreh se nuk kishin mundësi ekonomike që të përballonin një shtëpi me qira dhe se hoteli ishte zgjidhja e vetme për ta.

Gjithashtu gjatë programit, autorja dhe moderatorja Arbana Osmani zbuloi surprizën që kishte rezervuar për ta, duke i dhuruar një kontratë qiraje të një shtëpie të re të mundësuar nga të ardhurat e grumbulluara nga shitja librit të saj “Receta për 5 minuta”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

14 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago