Fetah Rudi e ka konfirmuar se nga të dhënat që ka mbledhur deri më tani, ka arritur votat e mjaftueshme që të bëhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Rudi këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, i cili ka falënderuar të gjithë votuesit ku shton se do të arsyetoj besimin që iu ka dhënë.
“Të dashur miq,
Nga të dhënat që kam mbledhur deri më tani, del se kam marr votat e mjaftueshme për deputet të Kuvendit të Kosovës. Faleminderit nga gjithsecili nga ju për mbështetjen nga gjithsecili prej jush. Do ta arsyetoj besimin që me keni dhënë. Gjithmonë me LDK-në”, ka shkruar Rudi.