Këngëtarja shqiptare Rita Ora u ‘kryqëzua’ në rrjet pasi performoi me një flamur serb në Hungari edhe pse sqaroi se flamurin ia dha një fans dhe se nuk e pa cili ishte.
Përveç komenteve negative, ka pasur edhe personazhe që i kanë dalur në mbrojtje.
Edhe Lorik Cana ish kapiteni i kombëtares shqiptare i ka treguar mbështetjen Rita Orës.
Ai ka postuar një foto ku shfaqet Rita e vogël me veshje tradicionale shqiptare për të përcjellë mesazhin se Rita Ora që në vogli e deri sot ka thënë me krenari se është nga Kosova dhe e do vendin e saj dhe e ka promovuar kudo. Bashkangjitur me foton është dhe një yll si meteor, si simbol që ajo është një yll që do të vazhdojë të shkëlqejë.