Historianët mund ta konsiderojnë verën e vitit 2018 si momentin kur Qassem Soleimani u bë shënjestër e Donald Trump.
Pasi Presidenti amerikan kishte kërcënuar Iranin në Twitter me “pasoja që rrallë ishin vuajtur në historinë e njerëzimit”, pas disa deklaratave të homologut të tij iranian, Hassan Rouhani, përgjigjja erdhi nga gjenerali Soleimani.
Në një fjalim në një bazë ushtarake, ai që ishte me shumë mundësi komandanti më i fuqishëm ushtarak në Lindjen e Mesme, tha se “komentet idiote” të Trump i ngjanin atyre të një “baristi ose menaxheri kazinoje”.
“Zoti Trump, kumarxhiu! Ti e di mirë fuqinë tonë në rajon dhe atë që jemi të aftë të bëjmë. Eja, po të presim. Ne jemi burrat e vërtetë. Ti e di që lufta do të thotë humbje për ty. Mund ta nisësh luftën, por ne do ta vendosim se si do të përfundojë ajo”, pati deklaruar Soleimani në vitin 2018.
18 muaj më vonë, një sulm ajror në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit i mori jetën gjeneralit iranian.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se SHBA e eliminoi gjeneralin iranian Qassem Soleimani “për të ndalur luftën, jo për ta nisur atë”. Trump shtoi se “regjimi i terrorit” që kishte vendosur Soleimani përfundoi, ndërkohë që Irani ka premtuar hakmarrje për sulmin ajror amerikan në aeroportin e Bagdadit.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…