LAJME

E tmerrshme, djemtë e El Chapos hedhin njerëz në kafaz me tigër

Pas arrestimit te Joaquin Guzman i njohur edhe si “El Chapo” në vitin 2016, kartelin e Sinaloas e kanë trashëguar 4 djemtë e tij. Sipas një raporti të drejtësisë në SHBA, bijtë e El Chapos e kanë mbajtur pushtetin me vrasje, dhunë dhe tortura ekstreme të cilat përfshijnë edhe metoda si futja e njerëzve brenda kafazit të tigrit të tyre.

Një dokument i Gjykatës së New Yorkutakuzon anëtarët e kartelit të Sinaloas sidomos 4 djemtë e Chapos, Ivan, Alfred, Joaquin dhe Ovidio Guzman për drejtimin e organizatës më të madhe dhe më të dhunshme të trafikimit te drogës së quajtur fentanyl.

Dokumenti gjithashtu shpalos se si 4 vëllezërit përdorin masa sadiste për torturimin e njerëzve. Praktika që ka bërë bujë është hedhja e personave të gjallë e të vdekur në kafazin e tigrit të cilin 4 vëllezërit e mbanin si kafshë shtëpiake.

Një burim anonim tha për The Post “Ata janë shefa dhe dhuna që kryejnë është e tmerrshme. Siç duket nuk mund të ndermirët asgjë që ata të ndalohen”.

“Nëse ecni rrugës në Sinaloa, ju mund të shihni qese të zeza të mbushura me trupa të njerëzve dhe gjymtyrë të trupit” tha ai. “ Fëmijët nisen në shkollë dhe ata i shohin këto gjëra. Ne të gjithë e dijmë çfarë gjendet brenda qeseve por nuk flasim për këtë çështje”

Dhuna e tepruar i ka bërë njerëzit të besojnë se ekzekutimi nuk është zgjidhja më e keqe. Viktima tjera kanë pësuar fat më të keq, ai më bizari duket të jetë praktika e hedhjes të njerëzve në kafazin e tigrit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

9 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

10 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

11 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

17 orë ago