Policia e Kosovës, në raportin e saj ka njoftuar për një rast të pazakontë, që ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Siç ka njoftuar PK’ja, një person, është arrestuar pasi që i njëjti, përderisa kishte dërguar rroba djalit të tij i cili është në vuajtje të dënimit, në rroba kishte futur një sasi droge.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe se i njëjti ka marr aktvendimin mbi ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.
Megjithatë, për shkak të gjendjes shëndetësore i dyshuar vazhdon trajtimin në Spitalin Rajonal të Pejës nën sigurimin e policisë
‘‘BLERJA, POSEDIMI, SHPËRNDARJA DHE SHITJA E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE – Qendra Korrektuese Dubravë 23.04.2023 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se përderisa i kishte dërguar rroba djalit të tij i cili është në vuajtje të dënimit, në to kishte futur një sasi prej 4.4 gram substancë e dyshuar narkotike e cila është gjetur gjatë kontrollit dhe është sekuestruar nga zyrtarët policorë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, mirëpo për shkak të gjendjes shëndetësore i dyshuar vazhdon trajtimin në Spitalin Rajonal të Pejës nën sigurimin e policisë’’, ka njoftuar PK’ja.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…