Edhe një person në Kosovë është konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Kjo ka çuar në 3 numrin e të prekurve në Kosovë.
Rastin për Kohën e ka konfirmuar drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu.
“Po, numri i të prekurve ka shkuar në tre”, ka thënë shkurt ai.
Dy persona kanë rezultuar pozitivë të premten pasdite. Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë do të mbajë sot një konferencë për media në orën 12:00.