Kryeministri Edi Rama e ka propozuar Vlora Hysenin për Drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë. Ajo ishte zëvendësshefe e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, të cilën e kishte shkarkuar Kryeministri Albin Kurti.
Rama ka thënë se kredibiliteti që sipas tij, e ka Hyseni në komunitetin e inteligjencës e bën ata të jetë në krye.
“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, ka shkruar Rama në Facebook.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca dhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës, para dy vjetësh, nuk ishte bërë e ditur arsyeja e shkarkimit të Vlora Hysenit. Aty vetëm thuhet se zëvendësdrejtoresha e deritashme e AKI-së obligohet që ta bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar dhe t’i ruajë të gjitha informacionet që i ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës.
Pas shkarkimit, Hyseni ishte bërë menjëherë këshilltare e Kryeministrit të Shqipërisë.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…