Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç konfirmoi se një nga marrëveshjet që pritet të nënshkruhet në Beograd në fund të janarit është liria e lëvizjes përmes aeroporteve respektive, që do të thotë se shërbimet sigurisë dhe policies të tre vendeve, do të shkëmbejnë të dhënat, do kenë databazat e përbashkëta dhe në çdo kohë do kenë informacion për çdokënd që ka shkelur në Aeroportet në Tiranës apo Beogradit.
Vuçiç tha se samiti i Beogradit do të jetë historik në kuptimin e marrëveshjeve konkrete që do të nënshkruhen.
Ai konfirmoi se janë marrë vesh me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev për një numër çështjesh, përfshi integrimin më të madh të organeve përkatëse në situata të jashtëzakonshme, raporton abcnews.al.
“Se pari jemi marre vesh per nje integrim me te madh te organeve tona per situata te jashtëzakonshme, për veprimin e perbashket te njesive te zjarrefiksve, njesiteve policore ne raste te zjarreve, vershimeve, termeteve, per cdo gje ne te cilen kane kaluar Serbia, Shqiperia, para tyre Maqedonia e Veriut. Pra te kemi baza te perbashketa te dhenash qe njekohësisht te kemi sistemet tona te rrjetuara qe ne çast te mund te ndihmojme njeri tjetrin, te reagojme ne cdo çast dhe qe te gjitha kapacitetet te jene ne dispozicion te te gjitheve.”
Ai tha se është me rendësi të veçantë, gjë që u vërtetua edhe në rastin e Shqipërise.
Vuçiç konfirmoi se takimi i radhës do të mbahet në Beograd në fund të janarit dhe tha se ai do të jetë një samit historik.
“Mendoj se ky do te jete nje takim historik ne çdo kuptim per ato qe do përfundojmë deri atehere. Kemi arritur marreveshje konkrete per shume gjera.
Para vitit të ri në do kemi një vendim që njerëzit tanë të hyjnë në Shqipëri vetëm me kartë identiteti dhe njerëzit nga Shqipëria mund të hyjnë në Serbi vetëm me kartë identiteti, nënkuptohet edhe hyrja në Maqedoninë e Veriut dhe nga Maqedonia e Veriut ne Serbi.”
Presidenti serb tha se kanë krijuar një softuer te cilin e kanë pranuar te gjithe i cili do të ndihmojë në një numër çështjesh, raporton abcnews.al.
“Ne kemi arritur marreveshje qe te kemi treg te perbashket te punes. Pra nese nje shqiptar apo qytetar i Republikes se Maqedonise së Veriut kalon ne territorin e Republikes se Serbise, mjafton qe te perdore celularin e vet, laptop apo cdo lloj kompjuteri. Asgje tjeter nuk i duhet, lajmërohet ne Serbi dhe thote se do te punoje kete apo ate lloj pune. Brenda pese ditesh ai pajiset me nje numer evidentues nga organet tona dhe pas kesaj ai mund te punoje ne territorin e Serbise cdo pune cfarëdo qe te doje. Dhe e njejta gje per punetoret tane ne territorin e Maqedonise se Veriut dhe Shqiperise. Njerez, ky eshte revolucion, ky eshte lajm fantastik. Ne kete menyre ne te tre te treja vendet do te mbulojne shume vrima dhe probleme qe kemi patur ne te kaluaren. Edhe ne ndertimin e autostradave, ne vecanti ne punet me investime te medha ku na duheshin saldatorë, bravaxhinj, murator, marangozë dhe te tjere.”
Presidenti serb tha se që nga 1 dhjetori, është arritur që shërbimi fito sanitar të jetë 24 orë si dhe inspektimi veterinar.
“Duam të punojmë me doganat dhe shërbimet tona doganore do të kenë shumë takime të rëndësishme të përbashkëta dhe dhe do përpiqemi të përafrojmë taksat doganore që do të thotë një hapësire e përbashkët doganore në të ardhmen. Këto janë lajme të jashtëzakonshme që do na garantojnë përparësi shumë të madhe ndaj të tjerëve në rajon në tërheqjen e investimeve të huaja dhe përdorimit të territorit tonë për tranzit dhe për gjëra tjera.”
Vuçiç tha se dëshirojnë që edhe doganat në ato vendkalime të punojnë 24 orë dhe se kjo do rregullohet nga doganat para Samitit të Beogradit. Ai konfirmoi se kanë biseduar edhe Operatorët e Autorizuar Ekonomikë dhe tha se Serbia ka 24, Maqedonia e Veriut ka 4 dhe nuk e dinte sa kishte Shqipëria. Vuçiç tha se marrëveshja për to përfshin që mund të merren vesh ku do jetë vendi i autorizimit, vendi i kontrollit të mallit, pra nuk do të thotë se duhet patjetër të jetë në doganë. Presidenti serb konfirmoi gjithashtu edhe një marrëveshje që do të nënshkruhet në Beograd lidhur me transportin ajror. Ai shpjegoi se kur dikush të arrijë në Aeroportin e Beogradit, nuk do ketë nevojë t’i tregojë kujt më dokumentat dhe nuk do ta ndalojë njeri as në Shkup dhe as në Tiranë dhe anasjelltas.
“Ndërkohë që shërbimet tona të sigurisë dhe policisë do shkëmbejnë të dhënat, do kenë databazat e përbashkëta dhe në çdo kohë do kenë informacion për çdokënd që ka shkelur në Aeroportet në Tiranë, në Aeroportin Nikola Tesla në Beograd etj”.