Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka komentuar qasjen e përdorur së fundmi nga BE dhe SHBA në lidhje me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ben Meir në një postim në Facebook ka thënë se është shumë e rëndësishme që Palmer e Lajçak po bëjnë presion për vazhdimin e dialogut.
Mirëpo, sipas tij, problematik është fakti se Serbia po e vazhdon fushatën për çnjohjet e Kosovës e në anën tjetër deklaron se “beson në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje” me Kosovën.
Ai ka thënë se BE dhe SHBA duhet t’ia bëj të qartë Vuçiqi se nuk mund t’i përdorë dy mënyrat e veprimit dhe se fushata kundër njohjeve të Kosovës duhet të ndalet.
Postimi i plotë i Ben Meir:
Është shumë e rëndësishme që Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA Mattheë Palmer dhe i dërguari i BE për dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajcak po bëjnë presion për të dy vendet për të vazhduar me dialogun. Ndërsa presidenti serb Vuçiq deklaroi se “Unë besoj në mundësinë e arritjes së një zgjidhje kompromisi në dialogun me Kosovën”, në të njëjtën kohë ai po vazhdon fushatën e tij për të bindur vendet e tjera të mos njohin pavarësinë e Kosovës. BE dhe SH.B.A. duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiqit se ai nuk mund t’i ketë të dy mënyrat dhe duhet të vendosë që nëse dëshiron që Serbia të integrohet në BE fushata për mosnjohjen e Kosovës duhet të ndalet sepse normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është thelbësor për integrimin e Beogradit në BE.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…