KRYESORE

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Kievi refuzon kategorikisht çdo lidhje me incidentin e eksplozivëve të gjetur pranë gazsjellësit TurkStream në Serbi. Këtë e bëri të ditur përmes “X” zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Heorhii Tykhyi, pas akuzave nga Budapesti.

“Ukraina nuk ka asnjë lidhje. Mund të jetë pjesë e ndërhyrjes masive të Moskës në zgjedhjet hungareze”, shtoi ai.

Kujtojmë se udhëheqësit e Serbisë dhe Hungarisë njoftuan të dielën, 5 prill, se pranë një tubacioni gazi në Serbi, i cili transporton gaz rus drejt Hungarisë, janë zbuluar lëndë shpërthyese.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se njësitë përkatëse kanë gjetur një mjet shpërthyes me fuqi të madhe. Sipas tij, në zonën e Kanjižës, në veri të vendit, vetëm disa qindra metra larg tubacionit, janë zbuluar dy pako të mëdha eksplozivi të pajisura me detonatorë.

Nga ana tjetër, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, mblodhi Këshillin e Mbrojtjes për të diskutuar situatën. Ai u shpreh se, sipas informacioneve në dispozicion, dyshohet për një akt sabotimi të planifikuar, pa dhënë detaje të mëtejshme apo prova konkrete.

Tubacioni kalon përmes Bullgarisë dhe Serbisë, duke lidhur Hungarinë me gazin rus që transportohet nën Detin e Zi drejt Turqisë.

Orbán deklaroi se Ukraina ka tentuar prej vitesh të ndërpresë furnizimin e Europës me energji ruse, por pa e akuzuar drejtpërdrejt ndonjë palë për incidentin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago