Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se sot Thesari i Kosovës ka urdhëruar ekzekutimin e pagesave sipas vendimit të qeverisë për pakon emergjente
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria ka bërë me dije se bazuar në procedurat bankare, në llogaritë bankare sot i kanë pranuar mjetet 14,598 punonjës, kurse të tjerët thonë se do t’i pranojnë ditën pasuese të punës.
“Pas përfundimit të këtij ekzekutimi të parë do të vazhdojë ekzekutimi edhe për punonjësit tjerë në javët vijuese”, thuhet në komunikatë.