Situata e rënduar e kriminalitetit në El Salvador, ka detyruar autoritetet e këtij vendi që të marrin masa ekstreme për të luftuar bandat e krimit, të cilat janë përgjegjëse për dhjetëra krime makabre.
Kështu, me anë të një dekreti, presidenti Nayib Bukele ka urdhëruar dislokimin e 10 mijë ushtarëve në kryeqytet, në një përpjekje të ethshmë për të rikthyer rendin dhe sigurinë.
Të gjitha rrugët që të çojnë në Soyapango janë bllokuar dhe forcat speciale të ushtrisë po kërkojnë shtëpi më shtëpi për anëtarët e bandave kriminale. Asnjë nuk lejohet të dalë nga qyteti pa pasur leje apo mjet identifikimi.
Një operacion i përmasave të tilla nuk është parë asnjëherë në vend dhe gjithçka vjen si pasojë e një vale dhunë në rritje që prej nisjes së vitit nga përplasjet e klaneve rivale të drogës.
Deri këto momente janë arrestuar 12 persona, ndërkohë që presidenti Bukele iu kërkon qytetarëve që të mos frikësohen për asgjë, pasi e gjithë kjo lëvizje vjen që ata të jenë më të sigurt në të ardhmen.