Një i ri në Elbasan është plagosur pasditen e së shtunës. Ngjarja ka ndodhur në një palestër pranë stadiumit të qytetit.
Kei Piu është paraqitur në spital me dëmtim në shpinë, me një send të fortë.
Policia e Elbasanit po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, duke theksuar se rrethanat do të sqarohen pasi të kqyren kamerat e palestrës dhe të merret dëshmia në komisariat.
Kei Piu është emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2020, në bulevardin kryesor të Elbasanit, është qëlluar me armë zjarri.