FOTO&VIDEO

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar e prekur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Elisabeta Katiajt dhe Eorda Sinollarit pas një aksidenti në Kosovë. Ajo ka deklaruar se të dyja ato ishin gra plot dritë dhe energji që ia kushtuan kohën dhe talentin Shqipërisë dhe diasporës shqiptare.

Për shkak të kësaj ngjarje, Spiropali ka njoftuar se në nderim të figurës dhe kontributit të Katiajt është shtyrë për një kohë tjetër Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë.

“Elisabeta, një forcë e vërtetë e komunitetit të biznesit, dhe Eorda, një profesioniste e re, e cila sillte dije dhe frymë të re përmes Programit Brain Gain të GIZ-it. Me Elisabetën, pas pak ditësh, do të ishim së bashku në Parma, në Samitin e 6-të të Gruas në Diasporë, por fatkeqësisht largimi i saj i beftë dhe i parakohshëm nuk na e la këtë mundësi. Në shenjë nderimi dhe respekti për figurën dhe kontributin e Elisabetës, Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë do të shtyhet për një kohë tjetër. Në këtë moment të thellë dhimbjeje, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera dhe jam pranë fëmijëve në moshë të njomë, familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën dhe i çmuan”, njoftoi ajo.

Kujtojmë se Katiaj ishte drejtuese e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.

Elisabeta Katiaj dhe Eorda Sinollari humbën jetën pasi u përplasën me një kamion në Prizren. Shkak për aksidentin u bë mjegulla e dendur dhe mungesa e sinjalistikës së nevojshme për devijimin e bërë në rrugë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago