LAJME

Elon Musk flet për çështjen e emigrantëve në Shqipëri: Gjykatësit italianë duhet të ikin

Edhe Elon Musk është përfshirë në çështjen e emigrantëve të paligjshëm që sillen nga Italia për në Shqipëri.

“Këta gjykatës duhet të largohen”, ka komentuar miliarderi amerikan në një postim në X që raportonte lajmin për vendimin e Gjykatës së Romës që urdhëroi kthimin e 7 emigrantëve të tjerë nga qendrat e pritjes në Gjadër të Lezhës.

Moderatori i një programi në platformën X, Mario Nawfal, shkruan se gjykata po bllokon planin e kryeministres Georgia Meloni për qendrën e ndalimit të emigrantëve në Shqipëri. Saktësohet se refugjatët ishin nga Bangladeshi dhe Egjipti.

“Plani, i zhvilluar me Shqipërinë për të zbutur fluksin e emigrantëve në Itali, synon që të zhvendosë deri në 36 mijë emigrantë në vit. Kostoja është 800 milionë euro për 5 vite”, thekson Nawfal, në një shkrim ku citon Financial Times.

Megjithatë, thekson se plani në fjalë po has në pengesa dhe në kritika të forta për koston e madhe. Kjo nxiti dhe reagimin e Elon Musk, që ka dhe një raport miqësor me kryeministren italiane.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago