LAJME

I dyshuari kryesor që sulmoi me thikë qytetarët në Ferizaj, ishte i dënuar për vrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj ditën e hënë, ku një person sulmoi me thikë katër persona në tri lokacione të ndryshme të qytetit.

Mirëpo, lidhur me rastin, Policia fillimisht ka arrestuar një person, e i cili më pas është liruar pasi ka rezultuar se ai u arrestua gabimisht.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Vjosa Baftiu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Ditën e hënë është arrestuar një person por më pas është liruar, pasi nuk ka qenë ai i dyshuari. Sot gjatë ditës është arrestuar i dyshuari tjetër, i cili është dërguar në mbajtje. Ndaj tij është iniciuar rasti ‘”Vrasje e rëndë në tentativë’”, tha ajo.

Gjithashtu, Baftiu ka bërë të ditur se i dyshuari më herët ka qenë në burg, i dënuar për vrasje.

I dyshuari është me inicialet F.I, viti i lindjes 1962.

Ndryshe, viktimat e sulmit janë duke u trajtuar në QKUK dhe Spitalin e Ferizajt.

Sulmin e ka dënuar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka pohuar se lajmi për therjen e qytetarëve është tronditës.

“Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve – kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore. Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago